Vdekja e 32-vjeçarit, avokati Lapaj: Kundërthëniet e policisë

20 Tetor 2022 | 21:29

Avokati Adriatik Lapaj thotë se në deklaratën e policisë në lidhje me vdekjen e 32-vjeçarit Laer Kurti, sheh disa kundërthënie.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Lapaj nënvizoi se nëse i riu do posedonte drogë, ai do kishte ikur dhe nuk do priste që policia t’i kërkonte kartën e identitetit.

Sipas tij, është e pamundur që Kurti të ketë gëlltitur një qese me lëndë narkotike teksa vraponte për t’i ikur policisë.

“Në lidhje me ngjarjen, unë nga deklarata e policisë, gjej disa kundërthënie dhe janë shumë të dukshme. Aty thuhet që patrulla e policisë e ka parë para një qepene, ka ndaluar, në momentin e parë djali nuk ka ikur. Në momentin e dytë, ata i kanë kërkuar kartën e identitetit, në këtë moment, thuhet se ai ikën me vrap dhe këta e ndjekin për 200 metra.

Nëse ai do kishte drogë me vete, nuk kishte pse priste t’i kërkonin kartën e identiteti, por do ikte që në fillim. Kur një njeri vrapon, teknikisht, mund ta hedhë dhe është e pamundur që ta gëlltitësh poshtë. Në këtë pikë, unë them se ka probleme me mënyrën sesi është raportuar ngjarja”, theksoi ai.

Përmes një njoftimi, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore tha se mbrëmjen e 19 tetorit, gjatë patrullimit në Rr. “Riza Çuka” në zonën e Laprakës, efektivët kanë konstatuar Laert Kurtin duke qëndruar përpara një biznesi privat, për të cilin kushtet dhe rrethanat diktonin nevojën e një verifikimi.

I riu u shoqërua në komisariat dhe hetimi paraprak del në përfundimin se ai humbi jetën për shkak se ka gëlltitur një qese me drogë, për t’iu shmangur kapjes nga policia.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026