Vdekja e 35-vjeçarit dhe dhunimi i mjekëve, gjykata lë në burg familjarin
Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Brikel Alikaj, i arrestuar dy ditë më parë nga policia pas konfliktit në spitalin e Vlorës.
Brikel Alikaj ka kundërshtuar forcat e policisë pas vdekjes së familjarit të tij 35-vjeçar të cilin e kishte zënë korrenti dhe po transportohej me urgjencë për në spital.
Por në momentin që autoambulaca ka mbërritur në urgjencë dera e saj nuk është hapur duke vonuar dhënien e ndihmës së parë për të riun.
Familjarët e të riut, mes të cilëve dhe Brikel Alikaj janë përplasur fizikisht me mjekët dhe policinë.
Prokuroria ka kërkuar “Arrest me burg” për të pandehurin, e cila është pranuar nga gjyqtarja Vjola Canaj. Pala mbrojtëse e përfaqësuar nga Odeta Aliraj ka kërkuar lirim me kusht.
Gjykata bazuar në pamjet filmike e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin teksa ka pranuar kërkesën e prokurorisë.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë