“Vdekja e 4-vjeçares do harrohet, si vrasja e Liridonës”,avokati: 3 ditë zgjat çudia

22 Shkurt 2024 | 08:36

Avokati Meshari Selimaj ishte këtë të enjte i ftuar në një lidhje me Skype për emisionin “Good Morning Albanians”, për të komentuar  rastin fatkeq të një 4-vjeçareje e cila humbi jetën në spitalin e Gjakovës.

Ai tha se pavarësisht se ngjarja është shumë e rëndë, e po bën mjaft zhurmë nëpër mediat shqiptare e ato të Kosovës, ka një problem, këto ngjarje sipas tij harrohen sapo del një rast i ri.ai përmendi rastin e Liridonës,duke thënë se si u harrua vrasja e Liridonës, ka mundësi që të harrohet edhe vdekja e 4-vjeçares.

“Përvoja po na tregon dhe çudia më e gjatë po zgjatë nga traditë. Nëse u kujtohet edhe për raste të tjera me rrethana të tjera, rasti i ri merr vëmendjen dhe rasti i shkuar harrohet. Këtu është problemi që ne si shoqëri dhe si qytetar duhet të jemi të vetëdijshëm.

Ne kemi raste të ndryshme që harrohen, që lihen anësh pasi vëmendjen e marrin rastet e reja. Rastin e Liridonës ka ditë që nuk e ka përmendur askush. normalisht nuk mund të trajtohet përditë ,por në sensin e asaj që të avokohet çështja, unë shpresoj që të ketë vëmendjen e në vazhdim e të mos harrohet”,-tha avokati.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024