Vdekja e biznesmenit italian gjatë ndërhyrjes në klinikën në Tiranë, Prokuroria nis hetimet
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedim për vdekjen e biznesmenit italian Massimo Ferro.
Çështja po hetohet nga prokurori Florian Boriçi, i cili ka sekuestruar kartelat mjekësore dhe ka kryer veprime të tjera hetimore, ndërkohë është në pritje të autopsisë së Institutit të mjekësisë ligjore shqiptare.
Ngjarja ndodhi në datë 22 dhjetor 2025 në QSUT, ku 55-vjeçari ndërroi jetë pas operacionit në stomak për humbje peshe, në klinikën private “Trita Hospital” në Tiranë.
Paralelisht, hetime po zhvillohen dhe në Itali, ndërkohë që familjarët e biznesmenit kanë përfaqësues ligjorë për të zbuluar shkakun e vdekjes.
Ata pretendojnë se biznesmenit nuk iu bënë analizat dhe kontrollet paraprake përpara se të futej në sallën e operacionit, teksa ngulin këmbë për drejtësi.
Humbën rrugën në Karaburun, shpëtohen pesë turistë gjermanë
Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, policia njoftim zyrtar
Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
- 08:58 Pas vrasjes së dy amerikanëve në Jordani, SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit
- 08:49 Spanja dhe Argjentina përballen në finalen e Botërorit 2026
- 08:42 Humbën rrugën në Karaburun, shpëtohen pesë turistë gjermanë
- 08:14 Arrestohen Andrew dhe Tristan Tate në SHBA, akuzohen për përdhunim dhe trafikim të qenieve njerëzore
- 08:08 Anglia mbyll Botërorin me medaljen e bronztë, mposht Francën me një rezultat 6-4
- 08:01 Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, policia njoftim zyrtar