Vdekja e elektricistit 32-vjeçar/ Arrestohen dy kolegët e tij, për çfarë akuzohen
Policia e Divjakës ka arrestuar dy elektricistë, pasi dyshohet se kanë shkelur rregullat e punës, ku për pasojë ka humbur jetën kolegu i tyre 32-vjeçari Xhuljo Shtembari.
Ngjarja ndodhi të martën në fshatin Mërtish, në Divjakë ndërsa policia njofton se ka arrestuar 60-vjeçarin Xh.H, elektricist, dhe 57-vjeçarin A.P. Sipas policisë këta dy punonjës nuk kanë shkëputur energjinë elektrike në linjën që po riparonte 32-vjeçari.

Njoftimi i policisë
“Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale, në lidhje me ngjarjen e djeshme, në fshatin Mërtish, ku humbi jetën shtetasi Xh. Sh., 32 vjeç, elektricist i OSHEE, dyshohet sepse ra në kontakt me rrymën, gjatë punës për riparimin e një linje elektrike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. H., 60 vjeç, banues në Gradishtë dhe A. P., 57 vjeç, banues në Babunjë.
“Këta shtetas, përkatësisht elektricistë të OST dhe OSHEE, dyshohet se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, duke mos shkëputur energjinë elektrike në linjën që po riparonte 32-vjeçari”, thuhet në njoftimi ne policisë”.
Kujtojmë që elektriçisti Xhuljo Shtëmbari ishte në krye të detyrës, duke punuar në linjën e e energjisë në fshatin Mërtish në Divjakë, kur ra në kontakt me korrentin dhe për pasojë humbi jetën.

LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 07:53 Spanja dhe Franca përgatiten për valë të reja të të nxehtit, teksa zjarret mbeten ende jashtë kontrollit
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale