Vdekja e Jani Rustemit pas arrestimit për një tapet, reagon Ulsi Manja
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, u pyet në përfundim të mbledhjes së qeverisë në lidhje me vdekjen e të riut Jani Rustemi, i cili ndërroi jetë në spital, pas arrestimit nga policia për vjedhjen e një tapeti.
Manja tha se në lidhje me rastin është kryer një audit i plotë dhe kur të përfundojë hetimi i nisur do të jenë dhe përgjigjet e mjekësisë ligjore.
Manja shtoi se ashtu sikurse dhe në jetë, edhe në burg ose paraburgim mund të ndodhin aksidente me pasojë vdekjen e qytetarëve.
Ai shtoi se në lidhje me rastin do të bëhet transparencë e plotë si për familjarët ashtu edhe për opinionin publik.
“Lidhur me rastin konkret për kohë është një çështje që po hetohet unë rezervoj të flas. Pasi ka një kakofoni në lidhje me këtë raste, jo në parburgim, jo te 313-a, jo në qendrën spitalore. Janë raste që janë audituar nga ne dhe kemi përgjigje për secilin prej rasteve edhe për familjarët e personave që kanë humbur jetën dhe unë shpreh ngushëllimet për të gjithë këto persona. Edhe në paraburgim, edhe në institucionet e vuajtjes së dënimit, janë banorë rezident dhe si në jetën e përditshme edhe aty ndodhin aksidente me jetë njerëzore. E rëndësishme është transparenca me opinionin dhe me familjarët. Në fund të procesit dhe hetimit të merren materialet e mjekësisë ligjore dhe procedura që është ndjekur në rastin konkret”, tha Manja.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë