Vdekja e kamarierit në Sarandë, ISHMT: S’kemi kryer kontrolle, se s’kishte ashensor
Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka reaguar në lidhje me vdekjen e kamarierit 17-vjeçar Antonio Delilaj, në një diskotekë të njohur në qytetin e Sarandës.
Përmes një njoftimi zyrtar, ISHMT shkruan se pajisja e përshtatur nga lokali për transportin e mallrave në magazinë nuk është ashensor.
ISHMT thekson se duke qenë se nuk kemi të bëjmë me një ashensor por me një pajisje të përshtatur, në këtë subjekt nuk janë kryer verifikime nga ana e këtij institucioni.
“Në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme datë 26.08.2023 në subjektin “Orange”, Sarandë, ku një i ri 17-vjeçar humbi jetën, Inspektorati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut pasi ka kryer verifikimet në terren, informon se:
Pajisja e përshtatur për transport mallrash nga subjekti, e cila ka pësuar defekt nuk është ashensor.
Si rrjedhojë, ISHMT nuk ka kryer inspektime apo kontrolle pranë këtij subjekti, bazuar kjo në detyrimin e përputhshmërisë së instalimit të vendosur në shërbim nga personi përgjegjës, pasi nuk është brenda kompetencës ligjore të tij.
ISHMT shpreh keqardhje për aksidentin tragjik dhe i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së të riut”, njofton ISHMT.
Kujtojmë se 17-vjeçari që punonte si ndihmës kamrier u godit nga kavoja e ashensorit dhe ndërroi jetë në vend. Në lidhje me ngjarjen u shpall në kërkim pronari i lokalit Spiro Iljadhi, dhe u arrestua Lulzim Allkushi, personi i pa certifikuar që kishte sajuar ashensorin.
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh


