Vdekja e Navalnyt, autoritetet ruse nuk dorëzojnë trupin e tij te familjarët

17 Shkurt 2024 | 15:02

Shkaku i vdekjes së kryeopozitarit rus, Alexei Navalny nuk është përcaktuar ende dhe trupi i tij nuk do të lirohet “derisa të përfundojë hetimi”.

Sipas mediave të huaja, lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Alexei Navalny, Kira Yarmysh, e cila ka thënë se avokati i tij është informuar se shkaku i vdekjes së liderit të opozitës ruse nuk është përcaktuar ende.

Një ekzaminim i dytë i trupit të Navalny është bërë dhe rezultatet, “gjoja” do të jenë të disponueshme javën e ardhshme, tha zonja Yarmysh në “X”.

Ajo ka thënë gjithashtu se zyrtarët rusë kanë informuar familjen e tij se trupi i tij nuk do të lirohet “derisa të përfundojë hetimi”.

Një shënim zyrtar i dorëzuar nënës së Navalny-t thoshte se ai vdiq në orën 14:17 me orën lokale të premten dhe një punonjës i kolonisë së burgut tha se trupi i Navalny-t u dërgua në qytetin e afërt të Salekhard si pjesë e një hetimi për vdekjen e tij.

Por kur avokati dhe nëna e tij vizituan morgun në Salekhard sot, ai ishte i mbyllur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë

Qeveria britanike ka njoftuar se adoleshentët e moshës 16 dhe 17 vjeç do të kenë një kufizim automatik të përdorimit të rrjeteve sociale gjatë natës,...
10:14 | 15/07/2026

Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur

Ushtria e Kolumbisë njoftoi se kishte liruar 39 persona të rrëmbyer nga ELN,  grupi më i vjetër rebel në Amerikë, në një zonë të largët në veriperëndim....
09:51 | 15/07/2026

Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja

Kryeministri Benjamin Netanyahu do të fluturojë për në Uashington të shtunën në mbrëmje dhe do të marrë pjesë në funeralin e senatorit të ndjerë Lindsey...
09:46 | 15/07/2026