Vdekja e Navalnyt, Britania e Madhe sanksionon shefat e burgjeve ruse
Mbretëria e Bashkuar ka ngrirë asetet e gjashtë bosëve të burgjeve ruse në krye të kolonisë penale të Arktikut ku vdiq lideri i opozitës Alexei Navalny.
Sipas mediave të huaja, individëve të sanksionuar do t’u ndalohet gjithashtu të udhëtojnë në MB.
Udhëheqësit perëndimorë thonë se fajin për vdekjen e Navalny e kanë autoritetet ruse, përfshirë presidentin Putin.
“Ata që janë përgjegjës për trajtimin brutal të Navalny nuk duhet të kenë asnjë iluzion, ne do t’i mbajmë ata përgjegjës,” tha Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Lord Cameron.
Qeveria britanike ka kërkuar gjithashtu që trupi i Navalny t’i lirohet menjëherë familjes së tij dhe të bëhet një hetim i plotë dhe transparent.
Apeli nga MB i bën jehonë thirrjeve të ngjashme nga nëna e Navalny, e cila u filmua të martën jashtë kolonisë ku ai vdiq duke thënë se ajo po përpiqej ta shihte për pesë ditë, por as nuk e dinte se ku ishte.
Kujtojmë se Navalny ka qenë kritiku më i madh i Putinit në dekadën e fundit.
LEXONI GJITHASHTU:
Izraeli njeh zyrtarisht gjenocidin armen të Luftës së Parë Botërore
Sulmet iraniane ndaj Bahreinit dhe Kuvajtit, Italia thirrje për përmbajtje: Thelbësore të shmanget çdo përshkallëzim
Rrëzohet një helikopter në Arabinë Saudite, humbin jetën 14 persona
- 16:55 Izraeli njeh zyrtarisht gjenocidin armen të Luftës së Parë Botërore
- 16:41 “Ti themi jo bullizmit”, nxënësit e Libohovës ngjiten në skenë me një mesazh të fortë sensibilizues
- 16:41 Sulmet iraniane ndaj Bahreinit dhe Kuvajtit, Italia thirrje për përmbajtje: Thelbësore të shmanget çdo përshkallëzim
- 16:30 Aksident i trefishtë në aksin Gjakovë-Prizren, plagosen 7 persona. Policia jep detaje
- 16:21 Rrëzohet një helikopter në Arabinë Saudite, humbin jetën 14 persona
- 16:19 Temperaturat deri në 35°C mbushin plazhet e Vlorës, mijëra pushues në bregdet