Vdekja e një 19-vjeçareje në Greqi, arrestohet një shqiptar

15 Prill 2026 | 08:52

Një vajzë 19-vjeçare në Kefalonia, Greqi, u gjet pa ndjenja në sheshin kryesor të Argostolit, këtë të martë, 14 prill.

Ajo u transportua në spitalin e Kefalonias, ku dhe ndërroi jetë. Ajo nuk kishte shenja të dukshme dhune, çka e bën ende të paqartë arsyen e vdekjes së saj.

Raportohet nga mediat greke se e reja, përpara se të humbte ndjenjat, ishte nën shoqërimin e dy personave, të cilët dyshohen si të përfshirë në raste droge.

Në pranga kanë rënë dy personat. Njëri prej tyre, 26 vjeç, është pjesë e kampionatit evropian të të rinjve U17, ku dhe fitoi medaljen e artë. Tjetri është një 22-vjeçar shqiptar. Sakaq, në kërkim është shpallur një tjetër.

Vijojnë hetimet lidhur me ngjarjen, si dhe ekzaminimet lidhur me vdekjen e së resë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

KQZ në Kosovë përmbyll rinumërimin e 185 vendvotimeve, pritet certifikimi i rezultateve

KQZ në Kosovë ka përmbyllur procesin e rinumërimit të 185 vendvotimeve, për të cilat ishte marrë vendim për rinumërim. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi,...
17:55 | 19/06/2026

Kryetarja e Parlamentit serb akuzoi organizatorët e protestës: Po synonin përçarje dhe luftë civile

Kryetarja e Parlamentit serb, Ana Brnabiç, akuzoi organizatorët studentorë të protestës së 15 marsit 2025 se po planifikonin thellimin e përçarjeve dhe provokimin e një...
14:38 | 19/06/2026

FBK me strategji për basketbollin 3×3 drejt “Prishtina 2030”

Sekretarja e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku ka bërë të ditur se basketbolli 3×3 po shndërrohet në një prej projekteve kryesore...
14:36 | 19/06/2026