Vdekja e punëtorit në Berat/ Arrestohet investitorja, në kërkim dy të tjerë

18 Dhjetor 2024 | 13:38

Një ngjarje e rëndë u regjistrua të martën në lagjen “13 Shtatori” të qytetit të Beratit, ku një punëtor 47-vjeçar ka humbur jetën pasi është zënë poshtë nga një masiv shkëmbor.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës kur po zhvilloheshin punime në një subjekt privat në zonën e Kalasë.

Lidhur me këtë rast policia ka njoftuar se pas verifikimeve të kryera ka arrestuar në flagrancë investitoren e objektit. V.S. 45-vjeçe, ndërsa ka shpallur në kërkim administratorin dhe drejtuesen teknike të firmës që kryente rikonstruksionin.

Sipas hetimeve 47-vjeçari  e ka humbur jetën si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë. Gjithashtu, rezulton se këta 3 shtetas kanë tentuar të pengojnë zbulimin e së vërtetës, duke fshehur identitetin e shtetasve përgjegjës për punimet.

Njoftimi i policisë

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për shtetasin G. S., i cili humbi jetën gjatë punës për rikonstruksionin e një objekti në lagjen “13 Shtatori”, ku e zuri poshtë një masiv guri që u shkëput nga zona e kalasë, informojmë se Komisariati i Policisë Berat kreu të gjitha veprimet procedurale për rastin.

Në përfundim të tyre arrestoi në flagrancë investitoren e objektit, shtetasen V. S., 45 vjeçe, si dhe shpalli në kërkim administratorin dhe drejtuesen teknike të firmës së ndërtimit që kryente rikonstruksionin, përkatësisht shtetasin Ç. H., 53 vjeç dhe shtetasen I. Ç., 41 vjeçe.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se shtetasi G. S. punonte i paregjistruar në organet tatimore.

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026