Vdekja e Raisit| Irani përzgjedh 6 kandidatë për zgjedhjet presidenciale

9 Qershor 2024 | 15:10

Irani ka bërë të ditur emrat e gjashtë kandidatëve – kryesisht konservatorë – për zgjedhjet presidenciale të 28 qershorit.

Zgjedhjet do të mbahen për të zëvendësuar presidentin Ebrahim Raisi, i cili ka vdekur si pasojë e rrëzimit të një helikopteri.

Kandidatët e prezantuar nga Ministria e Drejtësisë janë përzgjedhur prej 80 personave që kanë aplikuar.

Përzgjedhjen e ka bërë Këshilli i Gardianëve, trup që mbikëqyr zgjedhjet në Republikën Islamike.

Në mesin e kandidatëve është kryetari i Kuvendit, Mohammad Bagher Ghalibaf dhe ish-negociatori për çështje bërthamore, ultrakonservatori, Saeed Jalili.

Në listë është vetëm një kandidat reformist, Massoud Pezeshkian, aktualisht deputet në Kuvend.

Në listë është edhe ish-ministri i Brendshëm iranian, Mostafa Pourmohammadi, më pas kryetari i Teheranit, Alireza Zakaani dhe zëvëndëspresidenti aktual, Amirhossein Ghazizadeh-Hashemi.

Ish-presidenti i linjës së ashpër, Mahmoud Ahmadinejad, është diskualifikuar prej garës, njëjtë sikurse më 2017 dhe 2021.

Gara u është ndaluar edhe figurave të moderuara si: Ali Larijani dhe Vahid Haghanian.

Në zgjedhjet e vitit 2021, Këshilli i Gardianëve pati diskualifikuar shumë figura reformiste dhe të moderuara, çka më pas ka rezultuar me fitoren e Raisit, ultrakonservatov, shkruan REL.

Zgjedhjet që i ka fituar Raisi, janë përshkruar me daljen më të ulët ndonjëherë në Republikën Islamike – vetëm 48.8 për qind.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor

Kongresmeni amerikan Ro Khanna ka deklaruar se u ndalua për rreth 90 minuta nga kolonë izraelitë gjatë një vizite në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke...
22:10 | 11/07/2026

Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë

Rusia ka kryer sulme me raketa dhe dronë ndaj Ukrainës të shtunën, duke të vrarë të paktën gjashtë persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë,...
22:06 | 11/07/2026

Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale

Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen e funidt të Kupës së Botës në 19 korrrik në Nju...
21:03 | 11/07/2026