Vdes pacienti i 45-të me COVID-19 në Shqipëri, nuk kishte sëmundje të tjera
Një 62-vjeçar nga Tirana i infektuar me COVID-19, vdiq mesditën e së hënës në Spitalin Infektiv duke e çuar në 45 bilancin e viktimave nga pandemia.
Lajmin e dha Ministria e Shëndetësisë e cila saktësoi se 62-vjeçari nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese, ishte shtruar në spital prej fillimit të këtij muaji dhe kishte 10 ditë në gjendje të rëndë.
Prej muajit mars e deri më sot autoritetet kanë kryer rreth 20 mijë teste virologjike për COVID-19, nga ku kanë diagnostikuar 1995 persona të infektuar, 33 vetëm në 24 orët e fundit.
Nga totali i të infektuarve, 1159 janë shëruar, 45 kanë vdekur dhe 790 janë ende bartës të virusit. Sipas autoriteteve 80 prej këtyre të fundit janë të shtruar në spital.
Gjatë javës së fundit, autoritetet kanë apeluar qytetarët të tregojnë kujdes pasi është vënë re një prirje shqetësuese në rritje e të infektuarve.
Konkretisht në 7 ditët e fundit janë diagnostikuar 405 raste të reja me COVID-19, ndërkohë që ndër të sëmurët me këtë infeksion janë shënuar 9 viktima – vdekja e fundit 62-vjeçari sot.
Në raport me popullsinë, statistikat flasin për 16 vdekje për çdo 1 milionë banorë.
Lexoni gjithashtu:
33 raste të reja me COVID-19, vijon të rritet numri i shtrimeve në spital
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania