“Vdes për ty”- Krimi i pasionit në Shkodër, dedikimet që i riu i bënte të dashurës

18 Shkurt 2025 | 15:25

Historia e dashurisë së një çifti në Shkodër ka përfunduar në mënyrën më tragjike, me një të vetëvrarë dhe një tjetër në spital duke luftuar me vdekjen. Bëhet fjalë për shtetasit Kolë Manaj, 34 vjeç nga Shkodra, dhe Anila Ndoka, 44 vjeç nga Rubiku, të cilët prej pesë vitesh bashkëjetonin me njëri-tjetrin. Manaj humbi jetën në vendngjarje, ndërsa Ndoka ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Anila, nënë e tre fëmijëve nga martesa e parë, kishte nisur një lidhje dashurie me Kolën nga Shkodra. Në rrjetet sociale ata shfaqeshin shumë të dashuruar, por ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i ngjarjes tragjike.

34-vjeçari shpërndante shpesh në rrjetin Tik Tok dedikime për të dashurën, ku nuk ngurronte t’i shprehte dashurinë.

“Vdes për ty! Në shkoftë një ditë pa të përmendur pa i thënë vetes sa shumë të dua do të thotë se jam çmendur ose diell nuk lind më për mua. Nuk di ç’të them, ndaj dhe hesht më ikin fjalët kur t’shoh në sy kam mendu diçka të thjeshtë shqip e bukur “vdes për ty”,”-shkruhet në dhuratën që 34-vjeçari i kishte bërë 44-vjeçares.

Dyshohet se një sherr mes tyre brenda makinës në pronësi të Anila Ndokës ka bërë që i riu të përdorë armën e zjarrit. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe më pas një ambulancë ka transportuar 44-vjeçaren drejt spitalit.

Ndërsa trupi i të riut është dërguar në morgun e qytetit. Brenda makinës, policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë, ndërsa janë sekuestruar edhe telefonat e viktimave për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është konstatuar pasditen e kësaj të shtune në malin e Çipinit. Flakët raportohen se kanë rënë në një lartësi të konsiderueshme,...
19:04 | 25/07/2026

FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge

Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore...
15:14 | 25/07/2026

Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)

Euronews Albania ka siguruar pamjet me dron nga operacioni i shpëtimit të ish-bashkëshortes së 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili e kishte marrë peng pas vrasjes...
14:35 | 25/07/2026