Të shtëna me armë zjarri në qytetin e Shkodrës: Një i vrarë, një në gjendje të rëndë

18 Shkurt 2025 | 11:21

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar paraditen e kësaj të hëne në qytetin e Shkodrës.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se të shtënat kanë ndodhur në lagjen “Mark Lula”.

Burime për Euronews Albania konfirmojnë 1 viktimë dhe një person të plagosur rëndë.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se dyshohet për një krim pasioni. Sipas informacioneve paraprake, një 34-vjeçar i identifikuar si Kolë Manaj, ka qëlluar me armë zjarri të dashurën, Anila Prendushi, duke e plagosur rëndë.

Ndërkohë që më pas i riu ka qëlluar dhe veten me plumb në kokë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja ka ndodhur brenda një makine pranë një lulishteje në vendin e quajtur Fusha e Drruve, në një bllok banimi në hyrje të qytetit të Shkodrës.

“Dyshohet që një i ri ka qëlluar të dashurën dhe më pas ka dhënë fund jetës së tij, kjo është ajo që kemi mësuar deri tani. Pra, dyshohet se është një krim pasioni, këto janë të dhënat deri tani,” tha për Euronews Albania, korrespondenti nga Shkodra, Teodor Gjerga.

Vajza ndodhet në luftë me jetën, teksa po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor në reaminacion.

“Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi K. M., 34 vjeç dhe shtetasja A. P., me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Shtetasi K. M. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja A. P. është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin.

Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë”, njofton policia e Shkodrës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike

Eksperti i sigurisë, Redion Qirjazi, i ftuar në Euronews Albania me Mirela Milori, ka deklaruar se sulmi me vlerësime negative reviews ndaj bizneseve në rrjete...
19:49 | 14/07/2026

Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

Këtë të marte, qytetarët kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 45 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe qytetarë kanë...
19:40 | 14/07/2026

Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka tronditur mbrëmjen e kësaj të marte banorët e fshatit Qyrkan, në Njësinë Administrative Gostime...
19:25 | 14/07/2026