Arrestim në palestër, goditet grupi i shpërndarësve të drogës në Tiranë, 34 masa

18 Shkurt 2025 | 11:38

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Blic 34”, pas disa goditjeve të realizuara gjatë dy muajve të parë të vitit.

Si rezultat i hetimeve të thelluara në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, u ekzekutuan 34 masa sigurie “Arrest me burg” për persona të dyshuar për shpërndarje droge në kryeqytet. Deri më tani, 27 persona janë ndaluar, ndërsa 7 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas njoftimit zyrtar, hetimet nisën që në fillim të vitit 2025 dhe përfshinë përdorimin e metodave speciale të hetimit, duke dokumentuar veprimtarinë kriminale të grupit, i cili shpërndante lëndë narkotike si kokainë, heroinë, ekstazi dhe cannabis në lagje, lokale dhe pranë shkollave të Tiranës.

U bë ndalimi i shtetasve:(Kliko këtu lista e plotë me emrat)

  1. L., 28 vjeç, A. N., 27 vjeç, E. Gj., 20 vjec, I. Gj., 37 vjeç, A. Th., 33 vjeç, A. K., 34 vjeç, B. M., 25 vjeç, A. K., 30 vjeç, A. L., 28 vjeç, E. H, 25 vjeç, M. U., 21 vjeç, K. Xh 30 vjeç, E. D., 21 vjeç, K. H ., 21 vjeç, A. F., 34 vjeç, E. A., 22 vjeç, F. T., 19 vjeç, A. G., 36 vjeç, E. Sh., 42 vjeç, Gj(G). P., 47 vjeç, P. B., 26 vjeç, M. P., 25 vjeç, E. M., 21 vjeç, M. C, 25 vjeç, S. R , 24 vjeç, K. T. 27 vjeç dhe A. C., 21 vjeç.

Janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

  1. B., 43 vjeç, E. S., 28 vjeç, G. G., 27 vjeç, D. G ., 19 vjeç, K. H., 24 vjeç, M. B., 25 vjeç dhe E. L., 30 vjeç.

Po kështu në funksion të këtj procedimi penal janë arrestuar më parë dhe shtatë shtetas konkretisht:

  1. S., 26 vjeç, E. N., 19 vjeç, D. V., 19 vjeç, K. P., 20 vjeç, M. B ., 31 vjeç, K. B., 23 vjeç dhe Xh. M., 19 vjeç .

Gjatë këtij procedimi, në faza të ndryshme janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

* 3.4 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë.

* 150 doza lëndë e dyshuar narkotike Heroinë.

* 500 doza ekstazi.

* 12 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

* 26 telefona celular të markave të ndryshme.

* 10 automjete të markave të ndryshme.
Nga veprimet hetimore rezulton se këta shtetas shpërndanin lëndën narkotike në lagje, lokale e në afërsi të shkollave në qytetin e Tiranës.

Këta shtetas vepronin individualisht dhe të shpërndarë në të gjithë territorin e Tiranës. Gjatë operacionit me metoda speciale të hetimit u bë e mundur sigurimi i provave dhe dokumentimi ligjor i veprimtarisë kriminale të kryer nga këta shtetas.

Njëkohësisht, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë janë fokusuar në përmbushjen e prioritetit kryesor atë të rritjes së parametrave të rendit e sigurisë dhe në këtë kuadër përgjatë tre javëve të muajit shkurt janë sekuestruar 8 armë zjarri(7 pistoletë dhe një automatik model 56), 6 armë gjahu dhe 3 armë sportive.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026

Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë u pyet lidhur me protestat në Tiranë. Rama ka...
20:20 | 14/07/2026

Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë në Bruksel. Rama ka deklaruar...
20:05 | 14/07/2026