Vdiq gjatë sulmit në veri/ Qeveria e Kosovës jep 50 mijë € për familjen e policit

27 Shtator 2023 | 10:56

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të radhës ka marrë vendim që ta mbështesë familjen e policit, Afrim Bunjakut, i cili u vra në detyrë, nga grupi terrorist serb të dielën në Banjskë të Zveçanit.

Qeveria ka ndarë 50 mijë euro për t’i ndihmuar më të dashurit e heroit të rënë në mbrojtje të rendit kushtetues.

Mbledhja e sotme e qeverisë së Kosovës ka nisur me mbajtjen e një minuti heshtje për policin hero Afrim Bunjaku.

Ai mbeti i vrarë gjatë sulmit të bërë nga një grup terrorist serb në afërsi të një manastiri në Banjskë të Zveçanit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026