Veliaj fitoi në Kushtetuese, Koka: Vendimi i rëndon më shumë pozitën

3 Nëntor 2025 | 21:47

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i dha të drejtë Erion Veliajt të vijojë mandatin si kryebashkiak i Tiranës, gazetari Bledian Koka e cilëson  situatën si “zgjatje të agonisë” për Veliajn.

Sipas Kokës, fakti që ai vijon të jetë në detyrë si kryetar bashkie e vë në pozitë më të rënduar ligjore, pasi plotësohen kushtet që prokuroria të kërkojë mbajtjen e tij në burg, me argumentin se mund të prishë provat ose të ndikojë tek dëshmitarët.

“Sot Veliajt i zgjatet agonia e qëndrimit në burg sepse duke qenë kryebashkiak plotësohen parakushtet me të cilat ai mbahej sot gjith ditën në burg nga Prokuroria e Posaçme sepse si njeri me pushtet, ai mund të prishë provat dhe mund të intimidojë dëshmitarët.

Ai e ka fuqinë si kryetar bashkie të prishë provat. Nuk do ketë asnjë ndikim tek Erion Veliaj vendimi, përkundrazi i rëndohet pozita”, tha ai.

Gazetari Koka shtoi se vendimi i jep Veliajt vetëm mundësinë që të ankimojë masën e sigurisë në Gjykatën e Strasburgut, ku, si zyrtar i lartë, çështja e tij mund të marrë trajtim me prioritet.

“E vetmja gjë që mund të përfitojë është se duke qenë kryetar i bashkisë Tiranë ai do bëjë rekursin e tij për masën e sigurisë në Strasburg, dhe kur je zyrtar i lartë masa përshpejtohet dhe marrja e masës nën shyqrtim nga Strasburgu ka prioritete”, tha Koka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026