Veliaj mbetet në qeli, Manjani: Vendimet e gjykatave si lejet e ndërtimit, zbardhen pas disa viteve
Juristi Ylli Manjani komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj duke lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg ndaj tij.
Sipas tij vendimi i Gjykatës së Lartë është marrë mbi një vendim të Kushtetueses që ende nuk është zbardhur dhe nuk është botuar në Fletoren Zyrtare.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, nuk është zbardhur ende, vendimet e gjykatave janë bërë si lejet e ndërtimit që mezi zbardhen. Duhet zbardhur, të botohet në Fletoren Zyrtare dhe të bëhet i detyrueshëm nga Gjykata e Lartë, pra Gjykata e Lartë duhet ta shqyrtojë sërish, pasi vendimi i Kushtetueses i argumentuar të botohet në Fletoren Zyrtare.
De fakto, nuk ekziston një vendim i Kushtetueses; ka gjykuar pa vendimin e Kushtetueses. Ajo që duhet diskutuar është: a ka zbardhur Gjykata e Lartë vendimin e vet? Edhe ai vendim nuk është zbardhur ende, ndaj thashë që vendimet e gjykatave janë bërë si lejet e ndërtimit, që iu duhen nja dy vjet të zbardhen.
Asnjë vendim nuk është ende i detyrueshëm për zbatim në praktikën konkrete”, tha Manjani.
Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 19:01 “Nuk ka më kohë”, alarmi gjerman: Pa armët amerikane nuk e ndalni dot Putinin
- 18:59 Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta
- 18:54 Pensionistët në Elbasan: Çmimet e larta po e kthejnë ushqimin në luks
- 18:47 Bashkitë mblodhën 81 mln euro nga taksat e pronave, gjysmat vetëm në Tiranë
- 18:43 Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti i Wismarit në Gjermani
- 18:39 Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë