Veliaj në 100-vjetorin e lindjes së Jakov Xoxës: Si babai i stërnipit të tij…
Akademia e Shkencave ka përkujtuar në 100-vjetorin e lindjes, shkrimtarin dhe studiuesin e njohur të letrave shqipe, Jakov Xoxa, i shpallur edhe si personaliteti i vitit, përmes një ceremonie të veçantë, ku morën pjesë shkrimtarë, akademikë dhe figura të njohura të artit dhe të letërsisë shqipe.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se Jakov Xoxa është një nga figurat më të rëndësishme themeluese të letërsisë moderne shqiptare.
“Gjuhët, patjetër që janë produkt i disa vendimmarrjeve, rregullsive dhe ligjësive që vendosen nëpër Kongreset e Gjuhës, të cilave nuk duhet me i heq asnjë meritë, por pyetja është: kush e lëvron gjuhën, kush i jep formë asaj? Unë besoj fort se për gjuhën shqipe Kadareja, Agolli, Kongoli, Jakov Xoxa, janë padyshim nga figurat më të rëndësishme themeluese të letërsisë moderne shqiptare,” – u shpreh ai.
Veliaj kujtoi po ashtu edhe kontributin e veprës së tij, sidomos në lidhjen mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës.
“E kemi sot fatin të kujtojmë një nga njerëzit që shpëtoi disa nga fjalët e gjuhës shqipe dhe eksploroi, ndoshta për herë të parë, raportin special mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës – të ndarë pa meritë, pa moral, nga historia dhe nga konfliktet e kohës – në romanin “Lumi i vdekur” apo dhe vepra të tjera,” – tha Veliaj.
Ashtu si për Kadarenë apo Agollin dhe për Jakov Xoxën do të ketë një hapësirë për ruajtjen e vlerave artistike.
“Siç kemi pasur bashkëpunim me familjen Agolli dhe me familjen Kadare, edhe bashkëpunimi i familjarëve, për të pasur ato artefakte. Unë besoj se për Jakov Xoxën, edhe si babai i stërnipit të tij, mund ta kem edhe më të thjeshtë në sigurimin e artefakteve dhe lënien e një kujtese për një gjeneratë tjetër,” – u shpreh Veliaj.
Vepra dhe veprimtaria e Jakov Xoxës janë bazë në historinë e letërsisë shqipe të gjysmës së dytë të shek XX. Triptiku i tij me romanet “Lumi i Vdekur”, “Juga e Bardhë” dhe “Lulja e kripës” është bërë pjesë e konstitucionit shpirtëror të dhjetëra brezave në Shqipëri e Kosovë, madje edhe për lexuesit në gjuhë të huaj. Akademia e Shkencave do të risjellë botimin e një prej lëndëve bazë të Jakov Xoxës për studentët e gjuhës dhe letërsisë, “Hyrjen në Shkencën e Letërsisë”.
Shkrimtarit Jakov Xoxa iu dha edhe titulli Nderi i Akademisë së Shkencave pas vdekjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës kritike, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer