Veliaj: Në 19 maj Berisha do sillet forcërisht me policë në gjykatë

8 Maj 2023 | 11:02

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj tha për mediat se GJKKO kishte vendosur që Sali Berisha në 19 maj do sillet forcërisht me policë në gjykatë për t’u përballur me akuzën për shpifje.

Veliaj u shpreh se historitë me iranianë dhe gardë republikane Berisha duhet t’i provojë në Gjykatë.

“Sot isha unë nismëtari i një akuze ndaj Berishës, i cili ka mbi 30 vjet që shan dhe mallkon, por çdo gjë ka një limit. Historitë me iranianë, Berisha duhet t’i provojë në gjykatë, me shpifje dhe akuza të paqena. Ka kohë që më fton në debat, sot ishte koha, por ai nuk erdhi se është frikacaku më i madh në këtë vend. Berisha nuk është i rroitur, është i lig, ka promovuar kulturën hidh baltë pa pikë përgjegjësie. Sot u vendos që në 19 maj në orën 11:00 Berisha do shoqërohet me detyrim me policë në gjykatë”, tha Veliaj.

Në një deklaratë për mediat disa kohë më parë, Berisha tha se Veliaj është politikani i vetëm shqiptar që ka lidhje me Iranin.

“Politikani i vetëm në Shqipëri me lidhje iraniane, është Erion Veliaj. Udhëtimet e Erion Veliajt në Teheran, gjatë periudhës që unë kam qenë kryeministër, kanë qenë frekuente dhe reale, sipas agjencive të vendeve partnere. Cila ishte lidhja e Erion Veliajt me Teheranin, nuk kam arritur ta zbuloj. Di që udhëtim ka bërë edhe Edi Rama. Në atë rast, sipas disa informacioneve jo të plota, ka qenë një mbledhje e Internacionales Socialiste. Se çfarë dimensioni kanë lidhjet e Erion Veliajt dhe a janë lidhje  biznesin, apo lidhje të tjera, këto nuk i di. Di që bënte udhëtime frekuente në Teheran”, theksoi Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026