Veliaj: “Selman Stërmasi” e Pallati i Sportit “Asllan Rusi” do ndërtohen nga e para

21 Dhjetor 2022 | 11:48

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se vitin e ardhshëm, do të rindërtohet nga e para stadiumi “Selman Stërmasi” dhe Pallati i Sportit “Asllan Rusi.

Deklaratën, Veliaj e dha këtë të mërkurë gjatë fjalës së tij në ceremoninë për nisjen e punimeve të Teatrit të ri Kombëtar.

“Sot jemi me një projekt akoma edhe më cilësor dhe në  finale, të gjithë qytetarët e Tiranës, shumicën dërrmuese, jo vetëm në sasi, por shumicën morale që do që qyteti të ecë përpara me vendosmëri, të mos ndalet në progres.

Të sigurohemi që ky qytet që sot mbyll ditët e veta si kryeqyteti evropian i rinisë, vitin tjetër si kryeqyteti evropian i sportit, me disa projekte fantastike të reja, që jam i sigurt do hapin prapë debat, siç është stadiumi “Selman Stërmasi”, që duhet t’i ngjajë Arenës Kombëtare dhe duhet të rivitalizojë të gjithë zonën e “Tiranës së Re”, ashtu siç do të jetë edhe arena e re e lojërave me dorë “Asllan Rusi”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026