Punimet për Teatrin e ri Kombëtar, protestuesit e PD-së të pozicionuar në 3 zona

21 Dhjetor 2022 | 10:25

Teksa pritet që të nisë ceremonia për nisjen e punimeve për Teatrin e ri Kombëtar, përfaqësues të Partisë Demokratike, por jo vetëm kanë vendosur të protestojnë.

Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha raporton se protestuesit e PD-së janë vendosur në tre zona të ndryshme, teksa në pjesën ku do të zhvillohet ceremonia, është vendosur perimetri i sigurisë.

Ndër të tjera, Hoxha u shpreh se në protestë janë edhe aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe të Shoqërisë Civile.

“Në orën 10:30 minuta, pritet të fillojë ceremonia zyrtare e nisjes së punimeve për Teatrin e ri Kombëtar, në pjesën ku dy vite më parë u shemb godina e vjetër. Duke qenë se në këtë ceremoni do të marrin pjesë, si kryetari i Bashkisë së Tiranës, zoti Erion Veliaj, por edhe kryeministri Rama, nga ana tjetër, nga Shoqëria Civile, por edhe aktivistë të PD-së, është lajmëruar një protestë për të kundërshtuar këtë nisje të projektit për Teatrin e ri Kombëtar, pasi kërkesa e aktivistëve, Shoqërisë Civile, të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, por edhe të funksionarëve dhe mbështetësve të PD-së, ka qenë që Teatri i ri Kombëtar të ngrihet aty ku ishte.

Ka forca të shumta policore të Policisë Bashkiake, pasi gjatë këtyre minutave që ekipi i Euronews Albania ka qenë në të gjithë zonën që është vënë në perimetër sigurie, kemi dalluar vetëm forca të Policisë Bashkiake dhe nuk kemi vënë re forca të Policisë së Shtetit. Protestuesit apo mbështetësit e PD-së janë grupuar në tre pika të ndryshme. Njëra nga pikat është përballë Ministrisë së Brendshme, një pikë tjetër është në krahun tjetër të pedonales dhe pika tjetër aty ku po bëhet hyrja e personaliteteve në pjesën ku ndahet Bashkia e Tiranës me kompleksin e ministrive”, raportoi Hoxha.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026