Veliaj urim për Vitin e Ri 2026: Jetoni me zemër të madhe, punoni me pasion dhe mbajini ëndrrat tuaja gjallë
Në prag të ndërrimit të viteve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ka përcjellë një mesazh urimi drejtuar qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, duke uruar shëndet, lumturi dhe shpresë për familjet shqiptare, duke theksuar se ky moment festash duhet të shërbejë edhe si kohë afrimi për ata që ndihen të lënë pas.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua të pamundurëve, të sëmurëve, familjeve në vështirësi dhe emigrantëve, për të cilët kryebashkiaku shprehu dëshirën që viti i ri të sjellë më shumë ngrohtësi dhe forcë.
Kreu i Bashkisë së Tiranës uron të jetohet me zemër tl madhe, të punohet me pasion dhe të mbahen ëndrrat gjallë.
Mesazhi i plotë:
Të dashur qytetarë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë,
Në prag të ndërrimit të viteve dua t’ju uroj shëndet, lumturi, suksese dhe një vit plot shpresë për ju dhe familjet tuaja.
Një urim zemre për të pamundurit, për të sëmurët, për ata që ndihen të braktisur, për familjet në vështirësi, për emigrantët që punojnë me djersë larg shtëpisë ju uroj forcë dhe ngrohtësi këtë vit të ri.
Një falënderim i veçantë shkon për mjekët, infermierët dhe policët që shërbejnë pa pushim, për ushtarakët tanë kudo në botë që ruajnë paqen, dhe për punonjësit e bashkive dhe të tjerë që bëjnë çdo ditë të mundur që qytetet tona të ndriçojnë, jo vetëm me dritat festive, por me shpirtin e bashkëpunimit dhe solidaritetit.
Ky vit që po lëmë pas ka qenë sfidues për shumë njerëz, ndaj le t’i hapim derën njëri-tjetrit këtë festë, t’i ftojmë në tryezat tona ata që ndihen vetëm, t’i mbajmë pranë ata që kanë nevojë për një dorë ndihmëse dhe ta përqafojmë njëri-tjetrin me dashuri dhe besim për të ardhmen.
Jetoni me zemër të madhe, punoni me pasion dhe mbajini ëndrrat tuaja gjallë.
Dhe në fund, një urim dhe një përqafim për familjen time, me të cilën padrejtësisht nuk më është dhënë mundësia të jem sonte pranë.
Gëzuar 2026!
Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
Partia Demokratike ankimon në Kushtetuese rrëzimin e komisioneve hetimore për AKSHI-n dhe rrugët
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret