Velipoja me gërmadha/ Shembjet e objekteve prishin imazhin në prag të sezonit
“Data 1 maj zyrtarisht duhet të përkonte zyrtarisht me nisjen e sezonit turistik në plazhin e Velipojës por duket se kur vit, ky plazh nuk është gati për të pritur vizitorët”
Panorama që të ofron sot Velipoja duket shumë lag pritshmërive për të ofruar një shërbim të duhur dhe për të kaluar pushimet pasi përgjatë gjithë vijës ranore kemi ende gërmadhat e objekteve të cilat u shkatërruan nga aksioni i IKMT të nisur pak ditë më parë në plazhin e Velipojës.
Për të mos folur me pas për mbeturinat që kanë pushtuar kudo këtë vijë ranore nga persona apo turistë të papërgjegjshëm të cilët pasi kanë kaluar çaste me shoqërinë e tyre nuk kanë preferuar që mbeturinat ti hedhin në vendin e caktuar.”
Kjo është panorama që të ofron sot Velipoja, aspak gati për sezonin turistik.
Mbetjet e objekteve janë kudo ndërsa punonjësit e bashkisë kanë nisur matjet për ndarjen e hapësirës së shezlongëve .
Pavarësisht kësaj duket se temperaturat e larta kanë tërhequr vizitorët e parë në Velipojë madje të shijojnë edhe detin.
Euronews Albania u interesua pranë bashkisë Shkodër për nisjen e sezonit turistik në Velipojë por deri tani zyrtarisht nuk kemi përgjigje nga ky institucion apo prononcim nga titullarët.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë