Vëllai i policit hero, Bunjaku: Kjo është tokë shqiptare!

2 Tetor 2023 | 22:41

Rreshteri Afrim Bunjaku, i cili ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës nga viti 2001, u vra mëngjesin e 24 shtatorit pas përplasjes me një grup të armatosur në Banjskë të Zveçanit në pjesën veriore të vendit të banuar me shumicë serbe.

Vëllai i tij tregoi për Euronews Albania se është krenar për të dhe se shpreson që ai të ishte rasti i fundit tragjik.

“Ndihem shumë krenar që ka rënë për atdhe, shumë krenar. Krenaria është e madhe. Kemi dhimbje, mirëpo po na lehtëson kombi shqiptar, prej Kosovës deri në Australinë e largët. Të gjithë me diplomatë evropian i falënderojmë shumë. Inshallah është kthesë historike e inshallah është e fundit. Kemi policë shumë që kanë rënë, janë 23 mesa di unë, bashkë me vëllain tim. Mjaft më me këto! Jemi në tokën tonë dhe do të mbesim në tokën tonë, është tokë shqiptare,” – u shpreh Bunjaku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026