“Vëmendja tek samiti, jo grushti”, Lleshaj: Politika nuk po i lë vend hetimeve
Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha në një intervistë për Euronews Albania se incidenti me Berishën po eklipson rëndësinë e samitit.
Sipas tij, grushti që i dha 31-vjeçari Gert Shehu, kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës, nuk duhet të marrë më shumë vëmendje.
“Po eklipson një ndër ngjarjet më historike që i kanë ndodhur Shqipërisë në historinë e saj dhe në fakt ngjarje të tilla meritojnë hetim,” – u shpreh Lleshaj.
Ish-ministri tha se çdo koment tjetër për ngjarjen vetëm sa e ngatërron më shumë situatën dhe e gjithë çështja i duhet lënë në dorë njerëzve që kanë tagrin për të hetuar e për të sqaruar rrethanat.
“Kjo është një pjesë e çudisë së pafundme shqiptare që një ngjarje që ndodh në një moment të caktuar, 2 sekonda pas saj dihen dhe përgjigjet,” – sqaroi Lleshaj.
“Gjithçka që thuhet sot për këtë ngjarje janë dyshime të cilat vetëm sa mjegullojnë, turbullojnë dhe kontribuojnë për të acaruar një klimë politike, për hir të atyre që kanë interes të mbajnë një frymë të pandërprerë konflikti në këtë vend, se kush janë ata, nuk…,” – shtoi ish-ministri.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë