Vendimet e padrejta të gjykatave/ Hamataj: Ka paaftësi në hetimin paraprak
Jo në pak raste vendimet e gjykatave janë të padrejta për masat e sigurisë arrest në burg apo arrest në shtëpi pasi në përfundim të hetimeve personi në hetim është shpallur i pafajshëm.
“Në 5-vjeçarin e fundit 60-70% të rasteve gjykatat dhe prokuroritë tona kërkojnë arrestin me burg edhe atje ku nuk duhet edhe atje ku duhet. Nuk bëjnë as ato vetë një dallim të qartë se ku duhet ta aplikojnë arrestin me burg dhe se ku nuk duhet ta aplikojnë. Kjo vjen për nja arsye të vetme, paaftësia në hetimin paraprak dhe paaftësia e gjykatës në gjykimin paraprak të kërkesës së caktimit të masës së sigurimit”,-tha avokati Ermal Hamataj.
Pas shqyrtimit të çështjes gjykata kur nuk ka provat e mjaftueshme është e detyruar të lirojë të paraburgosurin pa dhënë më shumë shpjegime mbi arsyen që e ka mbajtur në paraburgim për një kohë të caktuar.
“Pjesa dërrmuese e këtyre personave janë në arrest me burg mund të marrin pafajësinë ose mund të ndryshohet masa e tyre pas 4-6 muajve ç’ka do të thotë se provat nuk kanë qenë të mjaftueshme për ta mbajtur në arrest në burg as pas 5 muajsh.
Prokuroria, por edhe gjykata në raste më të shumta mjaftohen me dyshimin e arsyeshëm të pabazuar mbi prova, kur në fakt ligji nga ana tjetër a parashikuar se aplikimi i një mase sigurie siç është ajo e arrestit me burg apo arrestit në shtëpi duhet të kem parasysh jo vetëm veprën apo se sa dënohet vepra penale për të cilën dyshohet, por edhe rrezikshmërinë e autorit, mundësinë e autorit për të prishur provat, aksesin e autorit për të dalë jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë”,- tha avokati Ermal Hamataj.
Pikërisht këto vendime të magjistratëve i kushtojnë miliona lekë taksapaguesve shqiptarë, pasi ka pasur disa raste ku të dëmtuarit kanë fituar çështjet kundër shtetit shqiptar në Strasburg.
“Një i paraburgosur i kushton shtetit shqiptar rreth 18 milionë lekë të vjetra në vit. Ndonjëherë vlera që i kushton shtetit është shumë herë më e vogël se dëmi që i ka ardhur shoqërisë nga vepra penale.
Nuk është vetëm kostoja që ai ka ndenjur në burg, por është edhe dëmshpërblimi që shtetit duhet të ia kthej për burgimin e padrejtë”,-tha avokati Ermal Hamataj.
Gjykata e Tiranës ka numrin më të lartë të ankesave për dëmet që i janë shkaktuar palëve në proces gjyqësor nga magjistratët.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 16:19 Indeksimi i pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Nga data 1 korrik, 900 mijë pensionistë përfitojnë nga rritja me 2.7%
- 16:17 Valë ekstreme e të nxehtit edhe në Belgjikë, vendi regjistron ditën më të nxehtë të vitit
- 16:08 Fëmijë shqiptarë nga rajoni i Kumanovës mund të mbesin pa shkollë fillore
- 16:01 Në Prishtinë shënohet përvjetori i Betejës së Kosovës
- 15:50 Konfederata Evropiane e Sindikatave kërkon ligj që përcakton temperaturën maksimale për të punuar
- 15:43 Prodhimi i energjisë elektrike u rrit 43% në maj, HEC-ET mbajtën peshën kryesore