Vendimi për Berishën 5 ditë para zgjedhjeve, Manjani: Duhet ta linin të bënte punën
Juristi Ylli Manjani komentoi shtyrjen e gjyqit ndaj Sali Berishës në GJKOO duke e cilësuar këtë një procedurë rutinë në këtë gjykatë por që është e paligjshme.
Manjani tha se gjyqtarja që po gjykon këtë çështje është e njëjta që hoqi masën e sigurisë ndaj Berishës dhe duhet të merrte një vendim për t’i dhënë drejtim kësaj çështjes përpara se të niste fushata.
“E vendosur në kontekstin e zgjedhjeve dhe ngarkesave politike, gjykata duhet të kishte gjetur një mënyrë për t’i dhënë drejtim seancës paraprake para se të niste fushata. Gjyqtarja që gjykon këtë çështje është nga më kurajozet, është ajo që i hoqi masën e sigurisë Berishës. E njëjta duhet ta vazhdonte, ose të merrte një vendim më parë dhe të çlironte politikbërjen nga gjykimi. Edhe më datë 5 përsëri do shtyhet, e mira do ishte që gjendej një modus që të paktën në fushatë elektorale të lejohej Berisha të bënte punën e vet, se është ngarkesë; 1 herë në 2 javë shkon për detyrim paraqitje. Fakti që shtyhet është bërë rutinë, edhe pse është e paligjshme”, tha Manjani.
LEXONI GJITHASHTU:
- Berisha nga Himara: Paprekshmëria e pronës do të jetë përparësi absolute e PD
- Buzhala: Rama në rënie, Berisha rritet ngadalë! Skena po hapet për liderë të rinj
Të shtëna pranë Pallatit Presidencial në Mexico City, një i vdekur dhe dy të plagosur
Eric Trump përgëzon rojen 16-vjeçar që shpëtoi një fëmijë nga mbytja: Jepini nderin më të lartë (VIDEO)
Takime vendimtare në Uashington? Trump do të presë Netanyahun dhe Zelenskyn
- 08:48 Një tërmet i fortë godet Meksikën jugore, sa ishte magnituda?
- 08:43 Të shtëna pranë Pallatit Presidencial në Mexico City, një i vdekur dhe dy të plagosur
- 08:43 Finlanda mbyll një pjesë të hapësirës ajrore pranë kufirit me Rusinë
- 08:36 Eric Trump përgëzon rojen 16-vjeçar që shpëtoi një fëmijë nga mbytja: Jepini nderin më të lartë (VIDEO)
- 08:35 Evropa paralajmërohet për një gusht më të nxehtë se normalja, çfarë po i nxit temperaturat përvëluese?
- 08:28 Takime vendimtare në Uashington? Trump do të presë Netanyahun dhe Zelenskyn