Berisha nga Himara: Paprekshmëria e pronës do të jetë përparësi absolute e PD

24 Prill 2025 | 12:33

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të enjte një takim elektoral në Himarë, ku prezantoi kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Madhështore për qarkun e Vlorës.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal te çështja e pronave në bregdet, duke e cilësuar atë si një ndër shqetësimet kryesore të banorëve të zonës. Ai u zotua se nëse Partia Demokratike vjen në pushtet, do të garantojë paprekshmërinë e pronës private dhe do të vendosë si përparësi absolute rikthimin dhe kompensimin e pronave, si dhe pajisjen e pronarëve me dokumentacionin përkatës ligjor.

“Qeveria e ardhshme do ta ketë përparësi absolute paprekshmërinë e pronës, rikthimin dhe kompensimin e saj, pajisjen tuaj me dokumente, legalizimet dhe çdo të drejtë pronësore që ju takon,” u shpreh Berisha para mbështetësve.

Në fjalën e tij, Berisha kritikoi ashpër qeverinë aktuale, duke e akuzuar për shkelje të të drejtave të qytetarëve dhe për abuzime me sistemin e drejtësisë, veçanërisht në rastin e Fredi Belerit, të cilin e quajti “kryetar të zgjedhur që u pengua politikisht të marrë mandatin e tij”.

“Ky armik i brendshëm në SHBA dhe në Shqipëri ishte armiku që përdorte drejtësinë për të marrë mandatet e të zgjedhurve tuaj, pasi nuk i mundnin dot në fushë betejë, pasi bënin gjithçka që ju të mos e votonit.

Por ju e votuat dhe atëherë përdori si burracak drejtësinë e tij për t’i marrë kryetarit tuaj të zgjedhur mandatin.

Bëri një kurth të vjetër të shpifur nga ato që Himara i mban mend shumë mirë se i kurdiste Sigurimi i Shtetit, vetëm e vetëm për t’i grabitur mandatin.

Prokurorët dhe gjykatësit e kontrolluar prej tij, nuk e lejuan Belerin siç ishte lejuar çdo tjetër i votuar më përpara, nuk e lejuan që të vinte të bënte betimin dhe shkaku ishte vetëm një: se Beleri nuk pranoi të kandidonte për partinë e tij.

Se Beleri i tha se unë jam i djathtë dhe unë kam parimet e mia, dhe ato parime nuk putheshin kurrë me parimet e atij që kërkon t’u vjedhë tokat, të plaçkisë tokat tuaja, t’u zhbijë ju nga shtëpitë tuaja.

Ndaj dhe unë e nisa fjalën time se më i keqi i të gjithë të këqijve është armiku i brendshëm që të merr lirinë, që përdor drejtësinë për dhunë politike, që dhunon të drejtat më elementare, më themelore të njeriut, pronën, votën”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026