Vengu: Shqipëria në qendër të investimeve strategjike të NATO-s, rritet kontributi në KFOR

25 Shkurt 2026 | 11:05

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, gjatë një konference për shtyp të mbajtur këtë të mërkurë, së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Arben Kingji, Kreun e Emergjencave Civile, Haki Çako, dhe drejtorin e Agjencisë për Industrinë e Mbrojtjes, Dorian Tola, bëri të ditura disa zhvillime kyçe në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Ai theksoi se katër javët e fundit kanë qenë “tejet dinamike”, duke përfshirë bashkëpunimin me aleatët, angazhimin në menaxhimin e emergjencave civile dhe përgatitjen për sezonin veror. Një fokus i veçantë u vendos tek politika e rekrutimeve, arsimi ushtarak dhe zhvillimet në industrinë e mbrojtjes.

Vengu njoftoi për dy vendimmarrje të rëndësishme në kuadër të Ministrialit të NATO-s. Së pari, Korridori VIII, pjesë e infrastrukturës kritike të aleancës, e vendos Shqipërinë në qendër të investimeve strategjike të NATO-s dhe BE-së. Ministri nënvizoi rëndësinë e mbështetjes së këtij korridori dhe rolit të tij në mobilitetin ushtarak dhe ndërlidhjen infrastrukturore, veçanërisht në kontekstin e situatës në Ukrainë.

Rritja e angazhimit në KFOR

Një tjetër prioritet i vendosur ishte rritja e kontributit të Shqipërisë në misionin e KFOR në Kosovë. Për herë të parë, vendi do të ofrojë komponent ajror, duke forcuar praninë dhe përgjegjësinë e Shqipërisë në strukturat ndërkombëtare të sigurisë. Sipas ministrit, vendi po forcon rolin e tij si faktor stabiliteti rajonal dhe partner i besueshëm i aleancës.

Integrimi i industrisë ushtarake dhe rikthimi i atasheve

Vengu theksoi gjithashtu integrimin e industrisë ushtarake shqiptare me zinxhirin ushtarak evropian, për të rritur bashkëpunimin dhe standardizimin me partnerët strategjikë. Ai njoftoi rikthimin e atasheve ushtarakë në disa vende evropiane dhe zgjerimin e pranisë së tyre në vendet e rajonit, duke forcuar kapacitetet diplomatiko-ushtarake të Shqipërisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lufta në Iran, Pentagoni zbulon të dhënat: 100 ushtarë janë plagosur gjatë 2 javëve të fundit

Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell përmes një postimi në X ka bërë me dije se rreth 100 anëtarë të shërbimit amerikan kanë pësuar lëndime të...
07:54 | 21/07/2026

Shtëpia e Bardhë: Trump do të vendosë tarifë prej 50% për shumicën e mallrave kanadeze

Shtëpia e Bardhë njoftoi të hënën se presidenti amerikan, Donald Trump po vendos tarifa prej 50% për shumicën e mallrave kanadeze në përgjigje të hakmarrjes së vendit ndaj...
07:46 | 21/07/2026

761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”

Këtë të hënë, në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, është diskutuar mbi shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri. Të dhëna nga...
22:30 | 20/07/2026