Vepra e studiuesit Thomas Frashëri përzgjidhet fituese e çmimit “Lumo Skëndo”

11 Maj 2026 | 19:55

Vepra e studiuesit Thomas Frashëri “Princa të Lilit, bij të Arbërit, familjarë të Sulltanit” u përzgjodh fituese e edicionit të pestë të Çmimit Lumo Skëndo, të organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.

Duke shqyrtuar rreth 100 botime të vitit 2025, juria e kryesuar nga Monika Stafa, me anëtarë Aida Tuci, Ardian Muhaj, Alfred Peza dhe Flogert Muça vlerësoi veprën e Frashërit për origjinalitetin shkencor dhe metodologjinë bashkëkohore në trajtimin e historisë shqiptare.

Me këtë studim, autori hedh dritë mbi ndryshimet identitare që kanë ndodhur në shekujt XII-XV që kanë paraprirë epokën e Skënderbeut, duke forcuar ndërgjegjen historike mbi trashëgiminë dhe rolin e elitave shqiptare.

Çmimi “Lumo Skëndo” i shërben vlerësimit dhe stimulimit të botimeve me vlera të spikatura bibliofilike e intelektuale, nëpërmjet evokimit të personalitetit të kulturës dhe politikës shqiptare, Mit’hat Frashërit, veçanërisht si themelues i bibliofilisë shqiptare. Për herë të parë ky çmim u dha në vitin 2006.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

50 piktorë bëhen bashkë në festivalin ndërkombëtarë të akuarielit “Lin Aqua” 2

Ka nisur në Pogradec Festivali Ndërkombëtar i Akuarielit “Lin Aqua” 2, eventi ndërkombëtar që bën bashkë mbi 50 piktorë nga e gjithë bota. Nëpërmjet bojërave...
18:48 | 28/06/2026

Pogradeci mirëpret edicionin e 16-të të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë

Ka ngritur siparin në Pogradec edicioni i 16-të i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë. Për pesë ditë me radhë, në kinemanë e qytetit do...
18:12 | 27/06/2026

Përkujtohet 90-vjetori i lindjes së akademikut Rexhep Qosja, Kurti: Pa të, kultura jonë do të ishte më e varfër

Në 90-vjetorin e lindjes, akademik Rexhep Qosja u përkujtua si një nga figurat më të rëndësishme të kulturës shqiptare. Në një ligjëratë kushtuar jetës dhe...
21:33 | 25/06/2026