Veprat e Lumturi Blloshmit në Bienalen Ndërkombëtare të Artit në Venecia

8 Dhjetor 2021 | 11:17

Shqipëria do të përfaqësohet nga Lumturi Blloshmi në edicionin e 59-të të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia.

Artistja u nda nga jeta një vit më parë prej COVID-19 dhe për t’i dhënë më shumë zë figurës së saj, kuratorja Adela Demetja tha se ende janë në proces për të zgjedhur 10-12 punime me të cilat do përfaqësohet Shqipëria, ndërsa shtoi se do ketë dhe dy kontribute të tjera në nder të Blloshmit.

Një film dokumentar eksperimental në bashkëpunim me një regjisor meksikan dhe ngritja e një arkivi digjital me veprat e saj, do të jenë të prekshme për publikun në mbarë botën nga data 20 prill e deri në nëntor të vitit 2022.

E njohim pak prandaj ky projekt do na japë mundësi ta njohim më shumë artisten.

“Lumja njihet si një nga artistet e para shqiptare që ka futur performancën në punën e saj. Kaloi pastaj te instalacioni, fotografia, skulpturat dhe ka pasur gjithmonë një ndërthurje të pikturës me këto mediumet e reja,” – tha Demetja.

Disa nga punët e Lumturi Blloshmit i gjeni në Galerinë Kombëtare të Arteve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022