Veprat e Martin Camajt në një vëllim, studiuesi: Frika dhe brenga e shkrimtarit

12 Dhjetor 2025 | 18:03

Vepra e plotë e Martin Camajt, një figurë e pazëvëndësueshme e modernizmit shqiptar tashmë vjen në një vëllim të vetëm.

Promovimi i veprës që prek fusha të ndryshme si letërsi, gjuhësi, antropologji e folklore, u bë në ambientet e Biblotekës Kombëtare, ku të pranishëm ishin studiues, njerëz të letrave dhe lexues.

Mes tyre ishte dhe Albanologu Francesco Altimari, i cili u ndal tek ana estetike e veprës së Camajt dhe lidhja me përmbajtjen.

“Të gjitha veprat kanë një karakteristikë, kujdesi ndaj artit në zgjedhjen e figurave të artistike për përmbajtjen e librit. Ka një lidhje mes kapakut dhe tekstit. Martini kur vinte në Kalabri vinte sepse kishte planifikuar dhe vinte për t’u marrë me kërkimet, dhe të folmet tona. Kemi dorëshkrime të vjetra të shekullit të 17 të shqipes. Ai pasioni që kishte përmbajtjen, e ndjente mungesën e lexuesit, por kishte shpresë se do kaloj kjo faza. Aty ndërthuren aspekte që lidhin një traditë shqiptare me dimensionet më të reja të letërsisë europiane”, është shprehur albanologu.

Studiuesi Anton Nikë Berisha, tregoi frikën që kishte Camaj që lexuesi nuk do e kuptonte veprën e tij.

“Frika e tij ishte kjo, se teksti i tij nuk do të kuptohet. Nuk kuptohet një vepër poetike, ajo komunikon me lexuesin, është vetëm një mënyrë komunikimi. Martini e kishte këtë brengë. Teksti i tij kërkon dije, përkushtim dhe dashuri që të futesh brenda tij. Kjo është një vepër që jo vetëm kërkon  por edhe mund të bëj ndikime më të mëdha se një vepër tjetër. Nuk kemi të bëjm me një botim të zakonshëm”, u shpreh Prof.Dr Anton Nikë Berisha.

Ndërsa botuesi Bujar Hudhri, u shpreh se botimi i veprave të një kolosi si Camaj ishte një nga privilegjet e jetës së tij.

“Ndihesha i priviligjuar deri tek ju përgjigja”.

Veprat e Martin Camajt erdhën fillimisht në 10 vëllime, më pas në 3 e tashmë në një vëllim tëplotë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit

Muzika pushtoi kalanë e Rozafës, ku nata e dytë e “Za Fest” mblodhi qindra artdashës nga Shkodra dhe qytete të tjera të vendit. Në një...
16:18 | 25/07/2026

Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj

Edicioni i dhjetë i “Za Fest” ka ngritur siparin në Muzeun Historik të Shkodrës, duke shënuar një dekadë të një festivali që është kthyer në...
16:40 | 24/07/2026

Nolan thyen rekord personal me “The Odyssey”, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë

Adaptimi i ri i regjisorit Christopher Nolan, The Odyssey, ka nisur me sukses të jashtëzakonshëm në kinematë botërore, duke arkëtuar 264 milionë dollarë gjatë fundjavës...
17:59 | 22/07/2026