EMRAT/ Plagosja në Fresk, shkak ofendimet në TikTok! 2 porositësit me precedentë

12 Dhjetor 2025 | 16:11

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar pak ditë më parë pranë rrethrrotulimit të Freskut. Plagosja mësohet se është bërë me porosi të Gjoke Ndrevatajt  dhe Xhemal Ukës të cilët janë shpallur në kërkim nga policia.

Ata dyshohet se kanë porositur Helidon Markun për të kryer plagosjen. Shkak i plagosjes janë bërë komentet ofenduese të të riut të plagosur kur ata bënin live në TikTok.

Mësohet se autori ka ka qëlluar me çekiç të riun në kokë disa herë duke i shkaktuar dëme. Autori është vënë në pranga nga policia. Porositësit dhe autori rezultojnë me precedentë penal të theksuar për krime kundër personit.

Marku rezulton i dënuar me 11 vjet e 8 muaj burg në Itali për plagosjen e 4 marokenëve dhe 2 shqiptarëve. Në Shqipëri ka kryer 6 vite të dënimit, edhe për armë pa leje dhe shitje droge. Raportohet se Ndrevataj më herët ka porositur rrahjen edhe të personave të tjerë, shqiptarë në Gjermani dhe Itali.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja

Seanca për dosjen “Sterilizimi” është shtyrë për në datë 11 shtator. Burime bëjnë me dije se në procesin gjyqësor edhe gjykata nuk ka qenë gati...
11:16 | 17/07/2026

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona

Finalizohet operacioni i koduar “Implikimi”, për kapjen e 2 shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht. 2 të ndaluarit, në kërkim nga Italia dhe Spanja, për trafikim/tregtim të...
11:12 | 17/07/2026

SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rrëzimin e 23 kërkesave të paraqitura nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në procesin gjyqësor për dosjen e “Sterilizimit”. Gjatë...
11:00 | 17/07/2026