“Veprim i papranueshëm”, Macron dënon futjen e dronëve rusë në Poloni
Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar ashpër ndaj depërtimit të dronëve rusë në hapësirën ajrore të Polonisë, gjatë një sulmi të kryer nga Rusia kundër Ukrainës.
Në një reagim në rrjete sociale, Macron e cilësoi ngjarjen si “thjesht të papranueshme” dhe dënoi ashpër veprimin e Moskës.
“Depërtimi i dronëve rusë në hapësirën ajrore polake është i papranueshëm. E dënoj me fjalët më të ashpra. I bëj thirrje Rusisë që t’i japë fund këtij përshkallëzimi të pamatur,” deklaroi Presidenti francez.
Macron theksoi se Franca qëndron në krah të Polonisë dhe aleatëve të saj.
“I përsëris popullit polak dhe qeverisë së tyre solidaritetin tonë të plotë. Ne nuk do të bëjmë kompromis për sigurinë e Aleatëve,” shtoi ai, duke paralajmëruar se së shpejti do të zhvillojë një bisedë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Reagimi i Macron vjen në një kohë kur Polonia dhe NATO janë në gatishmëri të shtuar pas ngjarjes së ndjeshme, e cila shënon një precedent të ri në përshkallëzimin e tensioneve në lindje të Evropës.
LEXONI GJITHASHTU:
Britania propozon rregulla të reja për platformat mobile të Apple dhe Google
Eksperti i astronomisë: Asteroidi më i rrezikshëm që do t’i afrohet Tokës në vitin 2028
Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar
- 12:08 LIVE| Përplasje të ashpra te Parlamenti, protestuesit qëllojnë me vezë makinën e ministres (VIDEO)
- 11:58 Bardhi kërkoi të anulohet koncerti i Kanye West, Gonxhe: Ti merrni të keqen, do jetë eventi më i rëndësishëm i Shqipërisë
- 11:53 Tensione para Parlamenti, protestuesit përplasen me policinë (VIDEO)
- 11:36 Balla debat me Bardhin: Shpreson se kjo protestë do të heqë qafe Saliun
- 11:33 Tensione para Parlamentit, protestuesit vendosin koshin e plehrave në hyrje të Kuvendit
- 11:29 U kap me armë te dera e shtëpisë së Ilir Selmanit, arrestohet Emiljano Nina, person i afërt me Ervis Martinaj