“Veprimet e njëanshme kanë pasoja”- Escobar: Kemi qenë shumë të qartë me dinarin

13 Shkurt 2024 | 15:17

I Dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka komentuar situatën e fundit pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit serb, por edhe planin për zbatimin e tij brenda tre muajsh. Ai ka thënë se lëvizjet e njëanshme do të kenë pasoja.

“Kemi qenë shumë të qartë që çështje të tilla duhet të zgjidhen përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe t’u komunikohen me kohë dhe të njoftohen qytetarët e prekur”, ka thënë Escobar për agjencinë e lajmeve Tanjug.

Diplomati i lartë amerikan është shprehur se Uashingtoni është i gatshëm të ndihmojë të dyja palët dhe se Kosova dhe Serbia duhet të kthehen në dialog.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026