Protestë për kthimin e dinarit, pensionistët serbë mblidhen në Mitrovicën e Veriut
Thirrja për të kundërshtuar vendimin e Bankes Qëndrore te Kosoves për ndalimin e përdorimit të dinarit serb në Kosovë, mblodhi një numër goxha të madh te serbëve në Mitrovicën e Veriut.
Nën organizimin e pensionistëve serb dhe me mbeshtetjen e Listës Serbe, ata u mblodhen në sheshin Car Lazar.
Ata mbanin ne duar pankarta me akuza në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, ankesa se po vdesin urie e thirrje ndaj ndërkombëtarëve per t’iu dalë në ndihmë.
E vaçantë ishte një parull ku i kërkohet ndihmë SHBA, e cila rrallë herë mund të shihet në tubimet serbe.
“Vendimi për të hequr dinarin, për të pamundësuar ngritjen e pensioneve, do të thotë se na hiqet buka, na hiqet e drejta për jetë. Nëse dihet se në dyqane nuk ka ushqim serb, në barnatore nuk ka ilaçe serbe. Çfarë do të ndodhë me ne? Dua t’u shpjegoj të gjithëve gënjeshtrën e madhe se mund të hapim llogari në disa banka dhe të tërheqim pensionet. Ato banka nuk e njohin hyrjen e parave në bazë të vendimit për pensionet tona të marra nga fondi serb”, tha Dushanka Gjoroviq nga Asociacioni i Pensionerëve serb.
“Ky vendim kërcënon të drejtat themelore të njeriut dhe të drejtën për trajtim dhe për këtë arsye kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare, vendet e QUINT-it të ndalojë këtë vendim. Prishtina dhe Kurti nuk kanë të drejtë të ndalin dinarin, Serbia ka të drejtë të financojë qytetarët e saj dhe për këtë ka marrëveshje në Bruksel. Serbia ka të drejtë të financojë shkolla, kopshte, spitale, vetëqeverisje lokale, dhe këto janë themelet e Asociacionit”, tha Dragisha Miloviç, drejtor në spitalin e Mitrovicës së Veriut.
Pas 30 minutash, protesta u mbyll e qetë dhe pa ndonjë incident. Të pranishëm aty ishin policia e Kosovës dhe pjesëtare të KFOR-it.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë