Vera “ndez” zjarret në Gjirokastër, evidentohen disa vatra, dyshohen të qëllimshme

13 Qershor 2024 | 18:10

Në zonën e Gjirokastrës si shkak i motit të nxehtë po regjistrohen zjarret e para të verës kryesisht në sipërfaqet me kullota apo vendgrumbullimet e mbetjeve urbane.

Megjithëse vatrat e zjarrit kanë shkaktuar dëme të vogla materiale specialistët zjarrfikës shprehen me shqetësim që zjarret e këtyre ditëve kanë qenë të qëllimshme.

“Sezoni i verës ka filluar nuk kemi pasur raste të zjarreve masive por raste të zjarreve kemi pasur dhe kemi vënë re që  kanë qenë zjarrvënie të qëllimshme për djegie mbeturinash, kërkoj sensibilizimin e të gjithë popullatës sepse tashmë dihet ka shumë vjet që është me ligj që nuk lejohen zjarrvëniet, ne kemi proceduar me masa disiplinore dhe realisht do të vijojmë të procedojmë me masa disiplinore për çdo njeri që thyen ligjin, ndot ambientin dhe që vendos zjarr”, tha Aurora Çani, specialiste për Parandalimin e Zjarreve.

Gjithashtu, një grup pune i Shërbimit Zjarrfikës po inspekton respektimin e masave për mbrojtjen nga zjarri në bizneset lokale dhe kryesisht në strukturat akomoduese dhe të shërbimit për turistët.

“Kemi filluar dhe po procedojmë në një grup të përbashkët pune edhe me IMT-në për kontroll në të gjitha subjektet duke i dhënë prioritet pjesës së hotelerisë sepse siç dihet ne jemi edhe një qytet që presim shumë vizitorë dhe siguria duhet të jetë primarja”, u shpreh ajo.

Shërbimi Zjarrfikës në Gjirokastër sensibilizon banorët që të njoftojnë në çdo rast kur konstatojnë zjarre gjatë periudhës së verës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026