Moti i nxehtë| Shfaqen zjarret në Gjirokastër, digjet një sipërfaqe kullotë malore
Në Gjirokastër, si shkak i temperaturave të nxehta të motit kanë nisur të shfaqen zjarret e para të verës në sipërfaqet e kullotave.
Sipas burimeve për Euronews Albania, bëhet me dije se rreth orës 18.45 të së dielës, në vendin e quajtur “Dushk”, që ndodhet midis qytetit të Gjirokastrës dhe fshatit Lazarat, ka rënë zjarr në një sipërfaqe kullote.
Si shkak i terrenit të thatë zjarri rrezikonte të përhapej në një sipërfaqe të gjerë. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur një automjet zjarrfikës dhe grupi i efektivëve.
Për shkak të zonës malore ku ndodhej kullota e përfshirë nga zjarri është ndërhyrë me mjete rrethanore për izolimin e zjarrit dhe më pas shuarjen e plotë të tij. Zjarri shkaktoi djegien e një sipërfaqe kullote malore.
Në këto ditë me temperatura të nxehta, zjarrfikësit në Gjirokastër apelojnë për parandalimin e zjarreve të verës në pyje e kullota.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë