Verërat dhe pijet alkoolike, në qendër të luftës tregtare BE-SHBA
Industria evropiane po shqyrton listën e produkteve të hartuar nga Komisioni Evropian në përgjigje të tarifave të SHBA mbi çelikun dhe aluminin. Tarifat e BE-së mbi produktet amerikane po ndikojnë negativisht te prodhuesit evropianë të verërave, plastikës dhe letrës, si dhe në sektorë të tjerë të prekura nga tarifat amerikane.
Në përgjigje të tarifave 25% të SHBA mbi çelikun dhe aluminin, të mërkurën Komisioni Evropian paraqiti masa hakmarrëse. KE publikoi një listë produktesh të importuara nga SHBA, duke përfshirë sojën, drurin, motorët Harley Davidson dhe uiskin Bourbon.
Ndërkohë SHBA u përgjigj me tarifa ekstreme. Sektori i verërave dhe pijeve alkoolike ishte ndër të parët që u godit pasi Presidenti i SHBA kërcënoi të vendosë tarifa doganore 200% mbi importet e BE.
Përfaqësuesit e verërave dhe pijeve alkoolike theksojnë se ata po goditen nga luftërat tregtare. Pak muaj më parë Kina vendosi tarifave ndaj tyre si përgjigje për masat ndaj makinave elektrike.
Industria evropiane e letrës gjithashtu ka reaguar pasi ka parë që importet e këtyre produkteve nga SHBA janë përfshirë në listën e BE-së. Në vitin 2023, BE importoi letër me vlerë 962 milionë euro dhe letër e karton me vlerë 650 milionë euro nga SHBA.
Sektori i plastikës, i prekur nga masat kundërvepruese të BE-së, gjithashtu po bën thirrje për paqe. Drejtues të kompanive thonë se tarifat do të dëmtojnë zinxhirin e furnizimit për vite me radhë.
Edhe industria e pajisjeve mjekësore është e shqetësuar për ndikimin e luftës tregtare. Drejtues të kompanive thanë se BE dhe SHBA duhet të marrin parasysh se vendimet mund të kenë pasoja në shëndetin e mijëra qytetarëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
- 10:11 Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)
- 09:45 Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Unazën e Tiranës (VIDEO)
- 09:37 Nga vezët te domatet e specat, protestuesit ndryshojnë “arsenalin” para Parlamentit (VIDEO)
- 09:25 Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?
- 09:15 Rihapet Kapshtica, rinis lëvizja pas 4 orësh bllokim nga protesta e doganierëve grekë (VIDEO)
- 09:04 Kuvendi në dy seanca, pritet votimi me procedurë të përshpejtuar i marrëveshjes ushtarake me Shtetet e Bashkuara