Vershtapen planifikon largimin nga F1: Kam shumë gjëra për të bërë në jetë

18 Tetor 2022 | 15:22

Maks Vershtapen vijon të jetë në qendër të vëmendjes, kjo jo vetëm falë sukseseve të tij, por dhe deklaratave shokuese.

Së fundmi kampioni i botës në Formula 1 ka pohuar se në përfundim të kontratës do të shkëputet nga sporti që ushtron. Në një deklaratë të dhënë për mediat e huaja, 25-vjeçari bëri me dije se në vitin 2028 do të heqë dorë nga pasioni i tij, për t’u aktivizuar me diçka tjetër.

“Nuk e shikoj veten të garojë deri në moshën 40-vjeçare, sepse kam shumë gjëra për të bërë. Po ja kaloj vërtet bukur me çfarë po bëj tani dhe do të jem në F1 edhe për disa vite, deri në 2028 kur më përfundon dhe kontrata. Pas kësaj çdo gjë varet se si do të shkojë, por besoj se do bëj disa gjëra ndryshe nga garat”, tha ai.

Vershtapen është shpallur dy herë radhazi kampion i botës në Formula 1, madje në sezonin e fundit, ku la pas disa emra të njohur të këtij sporti.

Piloti belgo-holandez ishte një nga të rinjtë më të talentuar kur mori pjesë për herë të parë në këtë sport, duke u kthyer shumë shpejt në një idhull për këdo.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën

Maks Vershtapen duket se do të largohet në fund të sezonit nga Red Bull, me Aston Martin që ka gati ofertën. Holandezi dëshiron një aventurë...
17:10 | 18/04/2025

Norris fitoi garën, Mclaren, titullin

Lando Norris e mbylli vitin 2024 me klasin e fitores në “Abu Dhabi Grand Prix” pas një pilotimi dominues. Britaniku në këtë mënyrë siguroi një...
16:35 | 08/12/2024

Norris në pole, Mclaren drejt titullit

I fundit pole position i vitit 2024 në Formula 1 i përket Lando Norris. Anglezi vendosi kohën më të shpejtë në Abu Dhabi aty McLaren...
16:48 | 07/12/2024