Verstappen është i pandalshëm, dominon ndaj Perez dhe Leclerc
Red Bull zuri dy vendet e para edhe në garën e dytë në Formula 1, në Arabinë Saudite. Holandezi ishte 13 sekonda më i shpejtë se shoku i skuderisë dhe 18 nga rivali monegask. Pas tyre u renditën Piastri dhe Alonso. Debutim ëndrrash nga anglezi Bearman që hyri në zonën e pikëve përpara Norris dhe Hamilton.
Max Verstappen nuk ndalet, pas Bahreinit ai triumfoi edhe në Arabinë Saudite. Askush tjetër nuk mundi ta ndalë as në Jeddah, një garë që e dominoi përpara Sergio Perez dhe Ferrarit të Charles Leclerc. Provë e mirë për McLaren dhe Oscar Piastrin që u rendit në vendin e katërt përpara Fernando Alonsos në bordin e Aston Martin. George Russell fiton sërish duelin brenda Mercedes përpara surprizës Oliver Bearman zëvendësoi Sainz dhe në debutim u rendit në vendin e shtatë. Lando Norris dhe Leëis Hamilton u futën në zonën e pikëve e cila u plotësua nga Hulkenberg. Këto ishin kohët klasifikuese të 10 pilotëve në zonën e pikëve:
Verstappen (Red Bull) 1h20’43”273
- Perez (Red Bull) +13″643
- Leclerc (Ferrari) +18″639
- Piastri (McLaren) +32″007
- Alonso (Aston Martin) +35″759
- Russell (Mercedes) +39″936
- Bearman (Ferrari) +42″679
- Norris (McLaren) +45″708
- Hamilton (Mercedes) +47″391
- Hulkenberg (Haas) +1’16″996
Klasifikimi për pilotë
Verstappen 51 pikë
- Perez 36
- Leclerc 28
- Russell 18
- Piastri 16
- Sainz 15
- Alonso 12
- Norris 12
- Hamilton 8
- Bearman 6
Klasifikimi për konstruktorë
- Red Bull 87 pikë
- Ferrari 49
- McLaren 28
- Mercedes 26
- Aston Martin 13
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve