Euronews Albania, pit stop-i i ri i “Formula 1”
Një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare, si “Formula 1”, vjen ekskluzivisht në një kanal po aq të rëndësishëm ndërkombëtar, Euronews Albania.
Duke filluar nga data 1 mars, të apasionuarit pas garës më të çmendur dhe më emocionuese me makina, do t’i përjetojnë momentet ekskluzive në Euronews Albania. Sprint Race, Provat Zyrtare dhe Gara do të analizohen nga gazetarë e të ftuar në studio.
Deri në 8 dhjetor 2024, kanali i të gjitha lajmeve e të gjitha këndvështrimeve, do të jetë njëkohësisht kanali i të gjitha emocioneve. Përveç garave, Euronews do të sjellë për shikuesin e apasionuar atë që përkon me të parin sezon më të gjatë në historinë e “Formula 1”, një edicion që starton në Bahrein dhe përfundon në Abu Dhabi.
“Formula 1” është kampionati më i rëndësishëm në Motorsport. I sanksionuar nga “Fédération Internationale de l’Automobile” (FIA), ai përfaqëson nivelin më të lartë të garimit që prej kur ka filluar, në vitin 1950.
Një sezon i “Formula 1” konsiston në një numër garash, që njihen si Grands Prix e zhvillohen në vende dhe kontinente të ndryshme, në cirkuitet e ndërtuara për këtë qëllim, si dhe në rrugë publike të mbyllura për qarkullimin e zakonshëm. Botërori i “Formula 1” shpall dy kampionë në përfundim të sezonit: një për pilotë dhe tjetrin për konstruktorë. Gara e parë në histori është zhvilluar në 13 maj 1950 në cirkuitin e Silverstone në Angli dhe kampioni i parë i kësaj gare u shpall Giuseppe Farina, i cili asokohe pilotonte një Alfa Romeo.
“Formula 1” vjen në Euronews Albania në sezonin e 74-t, me një histori të pasur në pistë dhe jo vetëm. Gjatë 73 viteve të shkuara, pilotë dhe konstruktorë kanë fituar dhe dominuar falë risive sezon pas sezoni. Rezultatet, protagonistët, zhvillimet teknologjike e teknike do të vijnë përmes kronikave speciale që do të përgatiten dhe transmetohen jo vetëm në fundjavën e eventit, por edhe gjatë ditëve të javës në edicionet e lajmeve të sportit në Euronews.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734