Verstappen mendon lamtumirën
Kontrata e Max Verstappen te Red Bull vlen deri në vitin 2028, por holandezi ka filluar që tani të mendojë për tërheqjen nga Formula 1. “Dutch Grand Prix” është jubilar për Max Verstappen që do të garojë në eventin e 200-të në F1 dhe 3 herë kampioni Botës në fuqi është i bindur që nuk do të jetë për kaq gjatë në pistë.
Për mediat në vendin e tij ai sqaroi se është në mesin e karrierës si pilot në F1. Duke marrë të mirëqenë deklaratën e Stefano Domenicalit se kalendari nuk do të kalojë përtej 24 garave në sezon. Do të thotë që Verstappen do të jetë në kampionat jo më vonë se viti 2032. Ndërkohë ka zëra se ai do të tërhiqet në përfundim të kontratës aktuale me kampionët në fuqi.

Të cilët konfirmohen nga deklarata e Verstappen që thotë se nuk po mendon për një kontratë të re përtej asaj që e mban të lidhur me skuadrën austriake. Më herët ai është shprehur se mund të largohet në momentin që rregullat e sportit të tij, do ta bëjnë atë të mërzitshëm. Nëse 26-vjeçari ka siguruar se do të garojë me rregullat e reja, ai nuk garanton se këtë do ta bëjë me Red Bull.
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë