Verstappen mundi Norris për fitoren në Kanada

9 Qershor 2024 | 22:50

Red Bull dhe Max Verstappen lanë pas problemet e Monaco’s duke fituar “Canadian Grand Prix” që u transmetua në Euronews Albania dhe IN Radio në 105.7 mhz. Një garë e zhvilluar mes shiut, disa herë Safety Car dhe dy rifillime në cirkuitin Gilles Villeneuve në Montreal.

Verstappen dueloi me rivalin e Mercedes, George Russell në fillimin e garës derisa Norris i parakaloi të dy në përmirësimin e kushteve të pistës që pa hyrjen e Safety Car për shkak të përplasjes së Logan Sargeant.

Max Verstappen përfitoi nga rifillimi i garës duke qëndruar në krye të saj edhe pas ndërrimit të gomave dhe hyrjes së dytë të Safety Car për shkak të incidentit mes Carlos Sainz dhe Alex Albon.

Ndërsa kampioni në fuqi fitoi të dytën nga 4 garat e fundit, Norris u rendit në vendin e dytë pas një beteje me Russell që shkoi në podium pas parakalimit që realizoi ndaj shokut të skuadrës Lewis Hamilton që u ndoq nga rivali i McLaren, Oscar Piastri.

Pas 5 pilotëve të parë u rendit Fernando Alonso dhe heroi i shtëpisë Lance Stroll që morën pikë të arta për Aston Martin, ndërsa Daniel Ricciardo përsëriti paraqitjen e të shtunës duke marrë pikët e para të sezonit në vendin e 8’të. Zonën e pikëve e plotësuan pilotët e Alpine, Pierre Gasly dhe Esteban Ocon.

Lajmi i ditës ishte dalja e Leclerc dhe Sainz nga gara. Madje fituesi në Montecarlo u dublua nga Verstappen në xhiron e 37’të. Një fundjavë për tu harruar edhe ajo e Sergio Perez që ashtu si në Principatë dhe në ishullin e Notre Dame nuk e përfundoi dot garën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën

Maks Vershtapen duket se do të largohet në fund të sezonit nga Red Bull, me Aston Martin që ka gati ofertën. Holandezi dëshiron një aventurë...
17:10 | 18/04/2025

Norris fitoi garën, Mclaren, titullin

Lando Norris e mbylli vitin 2024 me klasin e fitores në “Abu Dhabi Grand Prix” pas një pilotimi dominues. Britaniku në këtë mënyrë siguroi një...
16:35 | 08/12/2024

Norris në pole, Mclaren drejt titullit

I fundit pole position i vitit 2024 në Formula 1 i përket Lando Norris. Anglezi vendosi kohën më të shpejtë në Abu Dhabi aty McLaren...
16:48 | 07/12/2024