Vetëm pak persona u lejuan të dalin nga Gaza përmes kalimit Rafah në Egjipt

5 Nëntor 2023 | 18:05

Nga Rripi i Gazës i rrethuar nga ajri dhe nga toka, ka vetëm një mënyrë për të hyrë dhe dalë, Kalimi Rafah në Egjipt. Por tani për tani po hapet rrallë, edhe për pasaportat e huaja të cilëve iu premtua evakuimi.

Hamasi tha se mbajtësit e pasaportave të huaja nuk do të lejohen të dalin derisa palestinezët e plagosur të largohen. Por sipas SHBA-së, Hamasi ka përfshirë disa nga luftëtarët e tij në listën e të plagosurve. Lëshimi i tyre do të ishte i papranueshëm për Izraelin dhe mbështetësit e tij perëndimorë.

Britania tha se 90 nga shtetasit e saj ishin në një listë për t’u larguar nga Gaza përmes kalimit Rafah të shtunën, por nuk u lejuan.

Megjithatë, ndërsa dalja përmes vendkalimit ka ngecur gjatë dy ditëve të fundit, një pjesë e ndihmës po vjen nga ana tjetër, duke hyrë nga Egjipti.

Sipas BBC, Zyra COGAT e qeverisë izraelite, e cila koordinon politikat humanitare në Gaza, thotë se disa dhjetëra kamionë që transportonin ushqime, ujë dhe furnizime mjekësore hynë në brez këtë fundjavë.

Është një pjesë e vogël e 500 automjeteve që hynin çdo ditë, por është një litar shpëtimi shumë i nevojshëm mes dëshpërimit të Gazës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026

Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)

Një person ka vdekur dhe  dy të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një varkë lundruese trekatëshe me 19 persona në bord u përmbys pranë ishullit...
08:31 | 15/07/2026

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026