Vetëvendosje kundër VLEN: Mos mbështesni kandidatët e VMRO

7 Maj 2024 | 09:52

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski dje ka qëndruar në shtabin qendrorë të koalicionit VLEN në Shkup, ku ta takuar ish-kandidatin për president të këtij koalicioni, Arben Taravarin.

Pas publikimit të fotografisë nga shtrëngimi i duarve, në mungesë të informatave, lindën shumë pyetje, se për çfarë faktikisht është biseduar në këtë takim, për mbështetje të kandidates së VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovskës në raundin e  dytë apo për marrëveshje të mundshme për formimin e qeverisë.

Nëse shqiptarët refuzojnë të votojnë duke mos arritur mbi 40% pjesëmarrje në zgjedhje për kandidatin për president ky proces mund të dështojë dhe asnjëri nga kandidatët që i përkasin partive maqedonase të mos arrijë të dalë fitues.

Një takim i tillë duket se i ka gjetur të papërgatitur drejtuesit e VV të cilët janë në mbështetje të koalicionit opozitare.

Këtë e dëshmon deklarata e Kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca i cili gjatë një prononcimi tha se nuk ka qenë në dijeni për këtë takim dhe se nuk do t’u kishte preferuar shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që ta votojnë kandidaten e VMRO-DPMNE-së për presidente, pasi e njëjta ka koncept antishqiptar tha Konjufca.

“Nuk qenkam i informuar për këtë takim. Sa i kam parë unë personalisht, ato konceptet politike që i ka zhvilluar edhe Gordana Siljanovska, ato janë shumë koncepte antishqiptare. Ka një dyshim për popullatën shqiptare atje dhe për të drejtat e saj. Unë jam shumë kundër këtyre koncepteve”, ka thënë Glauk Konjufca.

Konjufca ka theksuar më tej se shqiptarët nuk mund të mbështesin koncepte që sjell kandidatja për president e VMRO-DPMNE

“Unë do të isha kundër çfarëdo le të themi mbështetje të çfarëdo shqiptari për koncepte të tilla. Për arsye se unë i kam dëgjuar ato me vëmendje, është një koncept antishqiptar që e ka shpjeguar vetë kandidatja. Unë nuk do të preferoja kurrfarë opsioni të tillë sepse është në dëm të shqiptarëve”, përfundoi Glauk Konjufca

Kandidatja e VMRO-DPMNE-së për president të Maqedonisë së Veriut, Gordana Silnjaovska Davkova zhvilloi një fushatë me retorikë nacionaliste madje duke propozuar edhe formimin e një tribunali për luftën e UÇK-së së vitit 2001.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti dhe gazetari Egon Loli komentoi Samitim e NATO-s në Turqi ku tha se deklaratat e presidentit...
22:32 | 07/07/2026

Zhulali: Europa mbetet e varur nga SHBA për sigurinë, duhet të marrë më shumë përgjegjësi

E ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, duke komentuar samitin e NATO-s në Turqi, anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Ilda Zhulali, u shpreh...
21:54 | 07/07/2026