Veto në OKB, Presidenti palestinez: Do rishqyrtojmë marrëdhëniet me SHBA

20 Prill 2024 | 15:47

Autoriteti Palestinez do të rishqyrtojë marrëdhëniet dypalëshe me SHBA-në, pasi Uashingtoni vuri veton ndaj një mocioni për ta bërë Palestinën një anëtare me të drejta të plota të OKB-së, tha presidenti Mahmoud Abbas për agjencinë e lajmeve WAFA.

Sipas mediave të huaja, masa e djeshme e SHBA-së në thelb mohoi njohjen e Palestinës si shtet në sytë e OKB-së.

Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit e kishte përshkruar mocionin si “të parakohshëm”.

“Konkretisht, ka pyetje të pazgjidhura nëse aplikanti mund të plotësojë kriteret për t’u konsideruar si shtet”, shtoi ai.

Më herët sot, ministri i jashtëm i Kinës, Wang Yi tha se përpjekjet për të pranuar një shtet palestinez në OKB ishin një masë për të “ndrequr një padrejtësi të zgjatur”, sipas medias shtetërore Xinhua.

Kujtojmë se më herët SHBA ka kërkuar zgjidhjen me dy shtete të konfliktit në Gaza, diçka që bie ndesh me veton e saj në OKB pë Palestinën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026