Vezët Kinder të prekura nga salmonela, zbrazen raftet në Britani

5 Prill 2022 | 11:49

Ferrero ka hequr vezët Kinder Suprise nga raftet e dyqaneve në Britani për shkak të salmonelës.

Kompania italiane e ëmbëlsirave e mori këtë vendim pasi u shfaqën disa raste me këtë bakter në çokollatat që përmbajnë brenda një lodër.

Ferrero tha se çokollata e prekur ishte prodhuar në Belgjikë dhe heqja e vezëve prej cokollate mund të shtrihet në vende të tjera.

Agjencia Britanike e Standardeve të Ushqimit (FSA) këshilloi klientët që të mos hanë produktet, të cilat e kanë skadencën  midis 11 korrikut dhe 7 tetorit.

Të paktën 63 raste që u sëmurën pas konsumimit të Kinder Suprise ishin identifikuar, shumica e të cilave janë fëmijë nën 5 vjeç, tha Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar.

“Ne e dimë se këto produkte të veçanta janë të njohura për fëmijët e vegjël, veçanërisht me afrimin e Pashkëve, kështu që ne do t’i nxisim prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve që të kontrollojnë nëse ndonjë produkt tashmë në shtëpinë e tyre është prekur nga ky bakter,”  u shpreh Tina Potter, Shefja e FSA-së.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026